Këto dy vitet e fundit është bërë e rrugës që muri i kryeministrisë të kthehet në vitrinën e urimeve publike. Dikush uron të dashurin, një tjetër shoqërinë, e dikudh tjetër shpreh mirënjohjen dhe respektin për familjen.
Një qytetar pasi ka uruar për Krishtlindjet i është referuar më pas ‘’hallit’’ të tij ku njofton nxjerrjen në shitje të makinës. Mesa duket Kryeministria do të shërbejë edhe për zgjidhjen e punëve personale të qytetarëve. (E.K/SHUPLAKA)