Një zjarr i madh ka përfshirë një bllok apartamentesh në lagjen Cukurambar, në Ankara, duke lënduar të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe mjekët janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët.
Ndërkohë, të lënduarit nga zjarri që përfshiu bllokun e apartamenteve janë shtruar në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, raporton e përditshmja turke “Hurriyet”. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”528″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]