Dyshimet se ambasadori i Greqisë në Brazil, Kyriakos Amoiridis u dogj i gjallë në makinë janë rrëzuar. Mësohet se ai u vra në shtëpinë e tij dhe u transportua më pas me makinën e vrasësit.
Detajet e reja janë zbuluar nga mediat greke. Të akuzuar për vrasjen e ambasadorit grek janë bashkëshortja dhe i dashuri i saj polic. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur Sérgio Gomes së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë.
Gjatë të hënës së kaluar, gruaja braziliane e ambasadorit grek, ishte larguar nga banesa bashkë me vajzën 10-vjeçare dhe ishte kthyer pas kryerjes së krimit. Gjatë marrjes në pyetje, ajo ka mohuar çdo akuzë duke fajësuar plotësisht të dashurin e saj që mori përsipër autorësinë.
Lidhja e tyre kishte nisur gjashtë muaj më parë kur Sergio kishte marrë detyrën si përgjegjës për sigurinë në shtëpinë e ambasadorit. (XH.A/SHUPLAKA)