22:41 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Deputeti Selami ankimon nesër në Gjykatën Administrative vendimin për mandatin

11:18 | 03/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Deputeti Selami ankimon nesër në Gjykatën Administrative vendimin për mandatin

Pas heqjes së mandatit nga ana e KQZ-së, deputeti Shkëlqim Selami kishte lajmëruar se do ta ankimonte vendimin. Sipas tij vendimi i KQZ-së pas kërkesës së Prokurorisë është jo i drejtë.

Ndryshe nga sa u përfol ditët e para, do të jetë Gjykata Administrative ajo që do të marrë në shqyrtim ankesës e Selamit dhe jo Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për ‘’Ora News’’, Selami ka njoftuar se në këtë Gjykatë ditën e nesërme avokati i tij do të paraqesë ankimimin.

Ai është shprehur se nuk paragjykon punën e KQZ-së apo organeve të drejtësisë, por është detyrimi i tij moral që ta ankimojë këtë vendim.

Në dokumentet që dispononte Prokuroria deputeti Shkëlqim Selami është hetuar dhe dënuar nën akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore. Në facsimile, prokurori Petrit Fusha që ka hetuar rastin e tij, ka renditur faktet se Selami është arrestuar më 31/08/2006 dhe ky urdhër arresti i ekzekutuar në 2006 është lëshuar në 03/10/1994 si masë sigurie personale “arrest me burg në mungesë”.

Në kopjen e siguruar të vendimit, rezulton se tre gjyqtarët italian Rodoslo Boseli, Domenico Toni dhe Katia Pinto e kanë gjykuar Selamin në mungesë së bashku me shtatë persona të tjerë, ndër ta pesë shqiptarë dhe dy Italianë.

Në dokument rezulton se të dhënat për hetimin e arrestimin e Selamit prokurori Petrit Fusha i ka siguruar nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane që me shkresën 100 B -302-2 Pro dt.19/12/2016 i sjell palës shqiptare informacion për masën e sigurisë të vitit 1994 ndaj Selamit dhe arrestimin e këtij të fundit në Gusht të 2006.

KQZ votoi në mënyrë unanime për heqjen e mandatit të deputetit Selami.

(E.K/SHUPLAKA)

gjykata

Etiketa: ankimimiGjykata Administrativeshkelqim selami
Pas

Aktorja e njohur pozon nudo në këtë Vit të Ri (FOTO)

Para

Fansat nuk e lënë në baltë Adelen, shikoni se çfarë bëjnë (VIDEO)

Para
Fansat nuk e lënë në baltë Adelen, shikoni se çfarë bëjnë (VIDEO)

Fansat nuk e lënë në baltë Adelen, shikoni se çfarë bëjnë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.