21:59 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e Arsimit: Çerdhet, kopshtet e shkollat të mbyllura deri më 9 janar

13:06 | 03/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
Ministria e Arsimit: Çerdhet, kopshtet e shkollat të mbyllura deri më 9 janar

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka rikonfirmuar mbylljen e çerdheve, kopshteve, shkollave, publike dhe jo publike për shkak të situatës së rënduar në vend.

“Njoftim! Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të situatës së rënduar nga virusi i gripit në vend i cili vazhdon të jetë në rritje i favorizuar edhe nga kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”) sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, neni 26 i ligjit nr. 69/2012, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.”, bën me dije Ministria e Arsimit.

Ky rikonfirmim për mbylljen e institucioneve arsimore vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre përgjatë datave 4, 5, 6, 7 janar.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”), sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.”, citohej në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ministria e arsimitshkolla
Pas

Arrestohet 23-vjeçari, i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje

Para

Emigranti shqiptar denoncon: Djali shmangu gropën, policia e zhvati. Më ktheni lekët

Para
Emigranti shqiptar denoncon: Djali shmangu gropën, policia e zhvati. Më ktheni lekët

Emigranti shqiptar denoncon: Djali shmangu gropën, policia e zhvati. Më ktheni lekët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

Ukraina kërkoi sistemin Patriot, Trump: Është shumë e kushtueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.