Për vite me radhë ai ka deklaruar se është ateist, por së fundmi Mark Zuckerberg i ka habitur të gjithë duke pranuar se nuk është më i tillë.
Themeluesi i Facebook-ut dhe një nga njerëzit më të pasur në botë pasi zotëron rrjetin që vlen 40 miliard dollarë, është shprehur se “të besosh në Zot është shumë e rëndësishme”.
Javën e kaluar Zuckerberg bëri një postim ku i uronte besimtarët për festën e Krishlindjeve dhe për Hannukan (Një festë hebraike).
Pasi një komentues e pyeti nëse është më ateist, Zuckerberg iu përgjigj prerë: “Jo”.
“Jam rritur si hebre dhe më pas kalova një periudhë ku vija në pikëpyeje shumë gjëra, por tani besoj se religjioni është shumë i rëndësishëm”, shkruan Zuckerberg.
Ky postim shkaktoi shumë debat saqë arriti në mbi 28 mijë komente.
Kujtojmë se Zuckerberg jo vetëm është rritur si bebraik, por ai ka patur kontakte edhe më besime të tjera pasi para disa vitesh ka praktikuar Budizmin. Ndërsa së fundmi ka takuar Papa Franceskun. (D.D/Shuplaka)