10:14 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ku është fustani i kuq i Lida Cangonjit?

21:37 | 03/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ku është fustani i kuq i Lida Cangonjit?

Nga Luan Rama

Sapo jam kthyer nga shtëpia e Solange d’Angely. Një whisky dhe një bisedë për Lidën. Flasim për jetën, dashuritë njerëzore, bisedojmë rreth qenies dhe përkufizimit se ç’është krijesa njerëzore, por asgjë nuk arrin t’i gjejë përgjigjen pyetjeve tona të mëdha.

Atëherë unë i flas për Lidën, s’dihet pse, ndoshta pse ndërkohë mu shfaq ajo fushë e madhe me trëndelinë tutje shtëpisë së Lida Cangonjit në Marsanne, në jug të Francës, jo larg Lyon-it. Një fushë ngjyrë vjollcë, me erë trëndeline dhe ajo e dehur apo e çmendur mes tyre, me dëshirën për të ndaluar kohën. Por a mund ta ndalësh atë, kur gjithçka është e lidhur me atë botë kozmike e të panjohur ende?
Marr frymë thellë dhe ndjej ende erën e trëndelinës ndërkohë që lë Solange në Rue Didot dhe nisem drejt shtëpisë time, dy hapa më tutje. Kujtoj ndërkohë atë rrap të vogël përballë portës së tyre në Marsanne kur uleshim dhe pinim një çaj me Peter, i cili tashmë si një artist i vërtetë ishte njësuar me natyrën dhe nuk shqitej më nga ajo.

Ecja dhe Lida më shfaqej rrugës me të qeshurën e saj, energjinë dhe dashurinë që çlironte ngado. Papritur, një çast Solange më kishte thënë: “E di, Lida kishte qef të kishte një fustan të kuq dhe kur isha tek ta, ne shëtitëm në fshatrat përreth dhe kur ndaluam diku, unë pashë një dyqan ku kishte një fustan të kuq. Atëherë i thashë Lidës: provoje këtë fustan, kam qef të ta bëj peshqesh! Dhe ajo e provoi… Lida shkëlqente me atë fustan… U gëzua shumë. Pastaj ata erdhën në Paris tek unë. Peter përkujdesej për ekspozitën e tij. Në mëngjes pinim çajin dhe pastaj ata shkonin, të lumtur, nëpër rrugët e Parisit…Atë çast pashë sytë e lagësht të Solange. Por edhe në sytë e mi, tashmë binte një shi i hollë!

U ktheva. Ecja rrugës dhe imagjinoja Lidën me fustanin e kuq që ecte nëpër rrugë dhe sfidonte dimrin, të ftohtit, botën që shkiste nën këmbët e saj, botën që shket, gjithnjë…
Ku është tani fustani i kuq i Lida Cangonjit?
Kam dëshirë ta thërras Lidën dhe t’i them ta veshë dhe njëherë për mua, pasi e kuqja ishte në çdo qelizë të saj…

*Nënkryetar i LSI-së

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”548″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: BlogideLuan Rama
Pas

Xhensila do të bëjë një foto, por ja ç’i bën Bes Kallaku (VIDEO)

Para

Skandal në shkollën e Sukthit, sanitarja pa sigurime prej 10 vjetësh (VIDEO)

Para
Skandal në shkollën e Sukthit, sanitarja pa sigurime prej 10 vjetësh (VIDEO)

Skandal në shkollën e Sukthit, sanitarja pa sigurime prej 10 vjetësh (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.