Shoqja e saj e skuadrës i dha një shikim vrastar kur konkurentja e një emisioni-quiz në Britani, tha se Parisi ishte një shtet.
Një ditë më para, Sara dhe Maria morën pjesë në një emision edukativ që transmetohet në BBC One.
Qëllimi i këtij emisioni është të bëjë pyetje nga më të errëtat, më të vështirat, nganjëherë edhe më të pakuptimtat.
Sarah duhet të përmendte një shtet që mbaronte me dy bashkëtingëllore dhe Gjermania, Irlanda dhe Islanda mund të ishin një nga alternativat.
Por nga emocionet ajo u bllokua dhe në memorien e saj u fshi çdo gjë. Kështu ajo tha “Paris”.
Por sapo dëgjoi këtë toponim, Miriam e vështroi me përçmim shoqen e skuadrës. Videoja e dy vajzave bëri bujë në të gjitha mediat britanike, sidomos për faktin se Sarah kishte dalë me rezultate të shkëlqyera në Gjeografi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”549″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]