Agjencia e lajmeve franceze (AFP), shkruan për historinë e dashurisë së një maqedonasi me një refugjate nga Iraku.
Atë ditë me shi të marsit Bobi Dodevski supozohej të ishte pushim, por në fakt iku në punë për të zëvendësuar kolegun e tij.
35-vjeçari nga Maqedonia punon si roje kufitare dhe mes qindra refugjatëve që shpresonin të kalonin kufirin në Maqedoni, ai takoi gruan e tij të ardhshme.
Noora Arkavazi kishte udhëtuar me familjen e saj nga Iraku për të shkuar në Gjermani, por takimi me Bobin ndryshoi gjithë rrjedhën e ngjarjeve.
“Ëndërroja të jetoja me familjen në Gjermani”, tregon Noora për AFP.
Në fillim të vitit 2016, 20-vjeçarja kishte lënë shtëpinë në Diyala. Sëbashku me familjen ata udhëtuan për në Turqi, më pas për në Greqi dhe nga aty kaluan në Maqedoni.
E reja irakiane flet gjashtë gjuhë dhe kur mbërriti në kufi iu drejtua Bobit në një anglishte të rrjedhshme, duke e impresionuar atë.
“Ishte fat”, tregon Bobi për AFP.
Ai menjëherë I propozoi për martesë, por ajo nuk e besonte. Mendonte se po tallej, por ai e përsëriti 10 herë: “Do të martohesh me mua?”. Në fund ajo u dorëzua dhe pranoi. Sot janë një çift i lumtur dhe kanë një histori mjaf interesante për t’u treguar nipërve. (D.D/Shuplaka)