Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën zyrtarisht më 20 janar dhe kundërshtarët e tij politikë, çuditërisht kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni.
Bëhet fjalë për kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe bashkëshortin e saj Bill Clinton.
Pjesëmarrja e tyre u konfirmua nga ndihmësit e çiftit Clinton.
Sipas protokollit, ish-presidentët dhe bashkëshortët e tyre duhet të jenë të pranishëm në sallë.
Kështu Hillary do të jetë e detyruar të paraqitet për shkak të bashkëshortit të saj, që ka shërbyer si president nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Mediat amerikane shkruajnë se prezenca e Hillary-t do të ketë një rol të madh simbolik mbi transferimin e pushtetit, pas një prej fushatave më të ashpra në histori.
Por edhe nëse nuk paraqitet, ish-kandidatja demokrate nuk do të jetë e para që thyen protokollin. Kjo pasi në vitin 2012, as Mitt Romney me të shoqen nuk u paraqitën në ceremoninë e marrjes së detyrës të presidentit aktual Barack Obama. (D.D/Shuplaka)