Situata në Siri vazhdon të jetë shumë delikate edhe këtë fillimvit. Pavarësisht se është përfolur për armëpushime mes palëve, shpërthime dhe bomba vazhdojnë të dëgjohen. Sulmet më të fundit u kanë marrë jetn 25 xhihadistëve. Ky shpërthim ka goditur edhe disa prej krerëve të këtij grupi.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani të Madhe, ka thënë se nuk është e qartë se kush i ka ndërmarrë sulmet kundër grupit Jabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti Al-Nusra. Observatori ka thënë se nuk ka mundur të përcaktojë nëse bombardimet, në provincën e Idlibit, janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo nga Rusia.
Abu Anas al-Shami, udhëheqës i Jabhat Fateh al-Shamit, ka thënë nëpërmjet një komunikate se sulmet janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja. Në mesin e të vrarëve janë udhëheqës të Jabhat Fateh al-Shamit, të cilët po mbanin një mbledhje atje, ka bërë të ditur Observatori, pa i identifikuar ata. Shumë xhihadistë të tjerë janë plagiarist. (E.K/SHUPLAKA)