Dëbora ka nisur të zbardhë vendin gjatë mbrëmjes së djeshme. Reshjet e dendura dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në disa rrugë të vendit.
Si pasojë e reshjeve intensive në Kukës dhe Shkodër, reshjet e borës kanë bërë të pakalueshme pa zinxhirë disa akse rrugore në vend.
Aktualisht kalohen me zinxhirë këto akse rrugore:
Fushë Arrëz – Iballë e kalueshme vetëm me zinxhirë,
Bajram Curri – Valbonë e kalueshme vetëm me zinxhirë,
Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak e kalueshme vetëm me zinxhirë,
Kalimash – Morinë e kalueshme vetëm me zinxhirë
Kukës – Qafë Shllak e kalueshme vetëm me zinxhirë
Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme këto akse rrugore:
Bushtricë, Kukës – Kala e Dodës, Dibër,
Tamare – Vermosh,
Qafë Mali – Dardhë, në zonën e Pukës
Qafë Thore – Theth, në zonën e Malësisë së Madhe
Prezencë dëbore ka edhe në Rrugën e Kombit ku mësohet se po punojnë borëpastrueset.
Mësohet se trashësia e dëborës në këto akse rrugore varion nga 20 deri në 50 cm. Për pasojë, udhëzohen drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhirët.
Emergjenca Civile njofton për ndjekjen e situatës në terren dhe marrjen e masave përkatëse.
(XH.A/SHUPLAKA)