“AFP” (Agence France Presse) ka bërë me dije ditën e sotme se është identifikuar autori i sulmit të Stambollit ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë. Për këtë lajm, media franceze i referohet “Anadolu Agency”.
Në një intervistë për turken “Anadolu”, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, njoftoi se “Identiteti i personit përgjegjës për sulmin në Stamboll është zbuluar”, por nuk dha asnjë hollësi të mëtejshme.
Disa orë pas lakimit të emrit të Ihake Mashrapov si autori i dyshuar i sulmit, ky i fundit pretendon se është ngatërruar me vrasësin e vërtetë për shkak të ngjashmërisë mes tyre. Mashrapov raportohet të ketë thënë se ishte marrë në pyetje nga policia për shkak të ngjashmërisë me njeriun që shfaqej ne foto dhe se më pas ishte lënë i lirë. (XH.A/SHUPLAKA)