23:21 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ISIS mban peng fëmijët shqiptarë, të mbetur jetimë në Siri

09:24 | 04/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
ISIS mban peng fëmijët shqiptarë, të mbetur jetimë në Siri

Një numër i konsiderueshëm fëmijësh shqiptarë në Siri janë duke u mbajtur peng nga Shteti Islamik pasi kanë mbetur jetimë. Militantët e ISIS-it nuk i lejojnë të kthehen në shtëpi pavarësisht se prindërit e tyre kanë vdekur ose rezultojnë të zhdukur.

Referuar dokumenteve të siguruara nga “BIRN”, 13 gra dhe 31 fëmijë, përfshirë këtu 23 të mitur, u zhvendosën në Siri ku tani nuk lejohet të largohen nga aty. Familjet shqiptare u nisën drejt Sirisë në vitin 2012 dhe 2014 sipas dosjeve hetimore të Prokurorisë së Shqipërisë për Krime të Rënda.

Pas zhvendosjes në Siri, gratë dhe fëmijët jetonin në kampe, ndërsa burrat shqiptarë luftonin në vijën e frontit.

Një rast flagrant është ai i një xhihadisti të përgjuar nga SHISH dhe Prokuroria, i cili u largua drejt Sirisë fshehurazi bashkëshortes duke marrë me vete vetëm fëmijët. Ai u ndihmua nga dy policë për të lëvizur në mënyrë të jashtëligjshme jashtë vendit.

Eva dhe Endri Dumani, 9 dhe 7 vjeç, janë dy nga 31 fëmijë shqiptarë që kanë mbetur jetimë nga lufta në Siri. Babai i tyre, Shkëlzen Dumani u vra duke luftuar për ISIS-in më 5 nëntor të 2014-ës, rreth nëntë muaj pasi mori fëmijët dhe u nis për në Siri pa informuar të shoqen.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe autoriteteve shqiptare, fëmijët nuk janë lejuar të kthehen në shtëpi. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: femijeISISpengshqiptaret
Pas

Edhe deputetët në Maqedoni i nënshtrohen ‘’lupës’’, deklarim të pasurive

Para

Emigrantët që vijnë nga ‘’vendet e luftës’’, përleshje masive në Athinë

Para
Emigrantët që vijnë nga ‘’vendet e luftës’’, përleshje masive në Athinë

Emigrantët që vijnë nga ‘’vendet e luftës’’, përleshje masive në Athinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.