Janet Jackson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Mund të duket e rrallë por edhe ndodh, fëmijë në një moshë kaq të madhe. Djali i saj do të quhet Eissa Al Mana, emër të cilën këngëtarja ja ka vendosur së bashku me burrin e saj Wissam Al Mana.
Për një kohë të gjatë këngëtarja e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut shatzëninë dhe vetëm në muajin tetor do ta konfirmonte.
Bashkëshorti i saj është biznesmen nga Katari, 42 vjeç dhe janë martuar së bashku që prej vitit 2012.
“Janet Jackson dhe bashkëshorti Uisam Al Mana kanë kënaqësinë t’i urojnë mirëseardhjen në këtë botë djalit të tyre Eissa Al Mana”, njoftoi përfaqësuesi i saj në një deklaratë për revistën “People”. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”553″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]