2.756 shtetas shqiptarë dhe 478 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë 12 orëve të fundit nga pika kufitare e Kakavijës. Ndërkaq, kanë dalë mbi katër mijë shtetas shqiptarë dhe 642 shtetas të huaj.
Fluksi i madh i emigrantëve në hyrje dhe dalje të pikës kufitare Kakavijë ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh persona dhe publike. Shkak është bërë vonesa e procedurave.
Mësohet se pala shqiptare në këtë pikë kufitare po punon me kapacitet të plotë. (XH.A/SHUPLAKA)