11:08 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gripi bën ”gjëmën”: 18 mijë të prekur në të gjithë vendin

11:41 | 04/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jeni të prekur nga virozat? Ja 10 këshillat sesi t’i luftojmë

Nje dite me pare u dha alarmi nga Ministria e Shendetesise dhe ISHP, për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri që vazhdon të jetë në rritje. U urdherua mbyllja e kopshteve e shkollave dhe u be thirrje qe qytetaret te bejne vaksinat.

Artan Mesi, shef i Epidemiologjise nga Drejtoria e Shendetit Publik ne Shkoder tha sot se situata gripale eshte ne rritje! “Kurba shume e larte! Ne Shkoder, 700 raste ne jave! Vetem sot eshte raportuar per 100 raste ne nje qender shendetsore! Ne Shqiperi mbi 18 000 raste! Ka ardhur vaksina, po shperndahen” tha ai.

Po ka disa masa që mund të merren për të parandaluar sadopak këtë gjendje: 

Masa të higjenës dhe kontrollit të infeksioneve

– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

– Të mos pështyhet në tokë.

– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

– Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

– Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

– Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:
       – Persona të moshuar mbi 60 vjeç;
       – Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;
       – Persona që vuajnë nga diabeti;
       – Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;
       – Persona që vuajnë nga astma bronkiale;
       – Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);
       – Persona me sëmundje tumorale;
       – Persona obezë;
       – Gra shtatëzëna;
       – Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Masa të tjera të kujdesit shëndetësor

– ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.

– ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.

– Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.

– Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetëshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gripite prekur
Pas

Shqiptari fiton konkursin në Firence, vepra para Pallatit të Drejtësisë

Para

Me eskavator, zinxhir dhe kripë, si po punohet për të normalizuar situatën në vend (FOTOT)

Para
Me eskavator, zinxhir dhe kripë, si po punohet për të normalizuar situatën në vend (FOTOT)

Me eskavator, zinxhir dhe kripë, si po punohet për të normalizuar situatën në vend (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën tonë

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

“Dogana në 24 orë”, Rama: Themel i sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.