00:40 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mandati i Dashamir Tahirit, avokati ankimon çështjen tek Administrativja

13:44 | 05/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mandati i Dashamir Tahirit, avokati ankimon çështjen tek Administrativja

Avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka, ka bërë me dije se pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, reagimi ka qenë i menjëhershëm, duke ankimuar fillimisht çështjen e klientit të tij në Kolegjin Zgjedhor dhe së fundmi tek Gjykata Administrative.

“Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ-së deri sa të merret vendimi përfundimtar. Ai është i pakigjshëm. Argumentat janë ato që parashtruam në KQZ. Tahiri do vazhdojë të jetë deputet deri në vendimin e formës së prerë të Gjykatës. Mund të çojmë në Kushtetuese ligjin e dekriminalizimit, ka absurditet.”, është shprehur ndër të tjera avokati Braka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin deputetit Dashamir Tahiri pasi gjeti shkelje në formularin e Dekriminalizimit.

Në fjalën e tij, në mbledhjen e parë të KQZ-së për shqytimin e mandateve të dy deputetëve dhe kryebashkiakut Rroshi, avokati Fatmir Braka parashtroi arsyet përse Dashamir Tahirit nuk duhej t’i hiqej mandati.

“Ai u gjykua në mungesë në Itali, por dënimi u deklarua tërësisht i falur sapo u dha. Vepra për të cilën ai është dënuar Tahiri s’përfshihet në veprat e specifikuara si ndaluese.
Dashamir Tahiri është gjykuar në mungesë. Nuk ka ekzistuar dënim me burgim dhe në rastin e Tahirit nuk ekzistojnë rrethana për kryerjen e veprave penale.”, shprehej ndër të tjera Braka.

Dashamir Tahiri u konsiderua si surpriza e Prokurorisë më 20 dhjetor, ditë kur Prokuroria bëri publikë tre emrat që preken nga dekriminalizimi.

Deputeti Dashamir Tahiri akuzohet se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” dy dënime, përkatësisht një e vitit 1995, për të cilën është raportuar nga Policia në Foggia për “krime lidhur me falsifikimin e parave” dhe në vitin 2009 dënuar me 9 muaj burgim për përdorim “leje drejtimi shqiptare të falsifikuar”. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ankimimiDashamir TahiriKQZmandat
Pas

Nishani dekoron “RD” me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: Vrau frikën e diktaturës

Para

KQZ e konfirmon, nesër zëvendësohen dy deputetët Tahiri dhe Selami

Para
KQZ e konfirmon, nesër zëvendësohen dy deputetët Tahiri dhe Selami

KQZ e konfirmon, nesër zëvendësohen dy deputetët Tahiri dhe Selami

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.