Ekzekutohet barbarisht me plot 22 plumba i riu shqiptar në Suedi. Alban Ibraj quhet i riu i vrarë në atentat. Ibraj është ekzekutuar barbarisht me breshëri, deri sa ka dhënë frymën e fundit. I riu nga Kosova është vrarë në Malmo, ndërsa autoritetet kanë prangosur një bashkëmoshatar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
I ndjeri prej vitesh jetonte me familjen në Suedi, e cila kishte emigruar nga Kosova.
“Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren, i plagosur “, tha zëdhënësi i policisë lokale Fredrik Bratt.
Vendi ku ndodhi ngjarja në Malmo njihet si një nga lagjet e ”egra” në Suedi. Tashmë me dyndjen edhe të emigrantëve, situata është përkeqësuar.
Nuk janë zbardhur ende shkaqet e vrasjes së shqiptarit, por dyshimet janë se ka patur përplasje mes tij dhe të rinjve të tjerë.
”4 krime në Malmo në më pak se 24 orë. Një grua është plagosur rëndë, një burrë është vrarë…Ja kush është vrarë tjetër. Alban Ibraj…me 22 plumba dhe me të vërtetë dikush ka qenë shumë i nxehur me të deri sa e ka dashur të vdekur…”, shkruajnë mediet suedeze. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”556″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]