Partizani ka prezantuar ditën e sotme lojtarin më të ri në skuadër, sulmuesin nigerian, Methju Bonifejs.
22-vjeçari ka folur në konferencën për shtyp për eksperiencën në Kosovë me Trepçën dhe kalimin nga Skënderbeu te Partizani.
Ndër të tjera ai tregoi arsyen se përse zgjodhi të luante me fanellën e “demave të kuq”.
Skënderbeu dhe Partizani
“Nga moment që drejtuesit e kuq më kontaktuan nuk u mendova 2 herë. Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Partizanit këtu në Shqipëri. Pata një eksperiencë disa ditore me Skënderbeun dhe arsyet që nuk qëndrova aty tashmë janë bërë të ditura. Besoj se me kalimin te Partizani kam bërë zgjedhjen e duhur”.
Eksperienca në Kosovë
“Vij nga kampionati Kosovar që për mendimin tim është disi i çuditshëm , unë kam provuar të luaj në kampionate dhe skuadra mjaft kompetitive, ndërkohë që futbolli kosovar ndryshon shumë nga kampionatet ku jam aktivizuar. Për mua kampionati Shqiptar është shumë më tepër dhe mendja ime gjithmonë ishte të jem pjesë e këtij kampionati pasi është mjaf i fortë dhe cilësor”.
Pse zgjodha Partizanin?
“Arsyeja ishte sepse Partizani u treguar i gatshëm të më bentë pjesë të tij . Klubi dhe drejtuesit janë treguar mjaft të dashur me mua do të thoja siç i shpreh prindi dashurinë fëmijës së tij dhe kjo gjë më ka bërë shumë përshtypje dhe e vlerësoj shumë. Nga momenti që mësova se Partizani ishte i interesuar për mua nuk u mendova dy here.
Kam parë shumë ndeshje të skuadrës , madje edhe ato që ka luajtur në Kupat e Evropës. Më pëlqen kjo skuadër pasi i përshtatet shumë stilit të lojës time dhe jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e këtij klubi dhe dua të jap gjithçka timen edhe në kampionatin shqiptar për më tepër të ndihmoj klubin në fitimin e titullit kampion. Me sa kam ndjekur skuadra është mjaft e fortë dhe mendoj se 99% ka shanse të fitoj titullin , kjo skuadër jep maksimumin në çdo ndeshje. Mezi pres ti bashkohem ekipit në stërvitje , përsa i përket golave , objektivi im është të realizoj 10 gola”.
Tomorri flet për merkaton
“Sigurisht jemi në periudhë merkatoje, por në skuadër nuk do të ketë ndryshime të mëdha,pasi jemi shumë të kënaqur me lojën dhe rezultatet që ekipi ka rregjistruar në dy fazat e para. Do të dëshironin të ishim ne kampionë të Dimrit.
Lëvizjet në skuadër do të jenë shumë të pakta dhe tepër të studiuara për lojtarë të veçantë. E them edhe një herë se duke filluar nga Presidenti Demi dhe ne si drejtues Klubi jemi mjaft të kënaqur nga paraqitja e deritanishme që ka dhuruar grupi aktual”.
Titulli, Sukaj dhe Mazrekaj
Rivaliteti për titull do të vazhdoj të jetë mes 4 skuadrave kush do të jetë më i përqendruar është lojë force për të katër ekipet kush do të arrij në finish i pari, shpresoj që në fund ne tia dalim sepse jemi më të etur për të fituar titullin. Sukajn e konsiderojmë pjesë të Partizanit , pasi të gjithë i njohin cilësitë e tij, po ashtu një forcë më shumë për ne do të jetë edhe Mazrekaj që besojm do të jetë gati 100% për rifillimin e kampionatit”.