Vjedhje nga shoqja e dhomës? Jo dhe aq e padëgjuar. Kujtdo që i duhet të ndajë ambjentet e banimit me dikë që nuk njeh jo rrallëherë i duhet të përballet edhe me situata aspak të këndshme. Ngjarja më e fundit vjen nga konvikti i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Një 26-vjeçare me inicialet L.Xh është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur dhomat e konviktit. Ajo është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi në ‘’Rrugën e Dibrës’’, ishte larguar nga konviktet duke mbajtur me vetë një pjesë të sendeve të vjedhura. Rroba, sende me vlerë, mund të gjeje shumëçka nga ato që 26 vjeçarja kishte grabitur.
Ajo kishte vendosur të qëndronte në Tiranë për festat dhe mesa duket jo fare pa qëllim. (E.K/SHUPLAKA)