11:22 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhen detajet e koncesionit për Terminalin në Tiranë, mbi 15 milionë euro për 35 vjet

21:00 | 04/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Veç e Shuplakës
0
Zbardhen detajet e koncesionit për Terminalin në Tiranë, mbi 15 milionë euro për 35 vjet

Zbardhen detajet e koncesionit më të ri në Shqipëri që është hapur sot. Bashkia e Tiranës hap partneritetin e ri Publik-Privat që do kushtojë rreth 15 milion e 477 mijë euro (15.477.857,31 EURO pa TVSH).

Koncesioni 35-vjeçar ka si objekt hartimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas transferimin e Terminalit të Transportit Publik Privat.

Ofertat e kompanive, të cilat mund të jenë edhe ndërkombëtare, do të hapen në 27 shkurt të këtij viti.

”Bashkia e Tiranës fton Operatorët Ekonomikë në një procedurë ndërkombëtare tenderimi për Partneritetin Publik Privat për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të një terminali të ri të transportit publik, mirëmbajtjen e tij të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara në këto dokumente tenderi dhe me kushtet e kontratës”, sqaron Bashkia e Tiranës, e cila do ta menaxhojë të gjithë procesin  e ofertave nëpërmjet drejtorit Genc Kojdheli. 

”Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t’i jepet në baza afatgjatë Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve.

Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit.”, jep detaje për pozicionin e terminalit bashkia më e madhe në vend dhe asaj që do marrë kompania fituese.

Në galerinë më poshtë keni të gjitha detajet teknike që kërkohen për kompaninë apo kompanitë fituese, vendosur nga zyrtarët e bashkisë./ Valmora Gogo-SHUPLAKA

erionveliajpunimeok

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”559″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: bashkia e tiranesErion VeliajkoncesionterminalVeliaj
Pas

Erdogan: Turqia nuk dorëzohet, nuk jemi në të njëjtën anë me terroristët

Para

Arrestimi i Ramush Haradinajt, AAK: Kosova të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë

Para
Arrestimi i Ramush Haradinajt, AAK: Kosova të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë

Arrestimi i Ramush Haradinajt, AAK: Kosova të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.