Detaje të reja janë zbuluar nga kapja e kamionit me drogë në Igumenicë, të një dite më parë.
Katër grekë kanë rënë nën prangat e policisë, si të dyshuarit kryesor për transportimin e lëndës narkotike, që vinte nga Veriu i Shqipërisë.
Mësohet se operacioni i policisë ka nisur që më datë 2 janar dhe ka vazhduar edhe me datë 3 nga policia e Igumenicës, Athinës, Selanikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës.
Policia zbuloi një kamion që transportonte 213 kg e 930 marijuanë dhe u arrestuan dy grekë 48 dhe 51-vjeç. Sasia e lëndës narkotike dyshohet se do të pritej nga një 58-vjeçar grek në Gjermani.
I njëjti operacion vazhdoi edhe dje në Selanik, ku policia sekuestroi 79 pako me nga 51 kg marijuanë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kamionë, një fugon, katër celularë dhe 2800 euro. (D.D/Shuplaka)