Luka Leone, drejtori sportiv i Peskarës ka folur për “Sportitalia” në lidhje me rrezikimin e rënies së ekipit në Serinë B dhe pritshmëritë e lojtarëve të transferuar gjatë verës.
Leone komentoi edhe sulmuesin e kuqezinjëve, që është huazuar nga Interi te “delfinët”, Rei Manaj.
“Në fillim të sezonit na u krijuan iluzione se do ia dilnim mbanë me lojtarët që kishim, si për shembull Manaj. Sidomos në ndeshjet e para, ato ndaj Napolit dhe Sasuolos, krijuam shumë raste për shënim dhe në atë muaj lojtarët jepnin garanci edhe në fazën sulmuese, por më pas rezultoi kështu”- tha drejtori sportiv.
18-vjeçari pritet të largohet zyrtarisht nga Peskara këtë merkato. Siç raportojnë mediat italiane, Manaj mund të transferohet në kampionatin spanjoll te Las Palmas ose në Serinë B tek Peruxhia.