Flamurtari ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore për 2017-ën.
Kuqezinjtë vazhdojnë në drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani. Vlonjtatët ashtu siç dy skuadrat kryeqytetase, Partizani, Tirana dhe korçarët, Skënderbeu do të udhëtojnë drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.
Ekipi do të niset me datë 7 dhe do të qëndrojë deri me 17 janar në Antalia.
Klubi vlonjat ka zyrtarizuar emërimin e dy zëvendës trajnerëve, Petraq Bifsha dhe atyre të portierëve Luan Birce.
Largimet
Dy largimet e para zyrtare janë mbrojtësat e krahut, Slavko Lukiç dhe Nertil Hoxha.