16:55 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

5 mënyra si të kurseni karburantin e makinës

19:55 | 04/01/2017
në Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
5 mënyra si të kurseni karburantin e makinës

Rritja e çmimit të karburantit të automjeteve ka detyruar përdoruesit e tyre ti kthejnë ato me konsum gazi, por edhe nëse i keni ende naftë apo benzinë mos u shqetësoni. 

Ka disa truke që ju ndihmojnë të kurseni karburant.

5 këshillat që duhet të ndiqni, sipas “Jeta Osh Qef”:

 – Shmangeni drejtimin agresiv: Kur ju e ngisni automjetin në mënyrë agresive, atëherë ai shpenzon më shumë karburant pasi e shtyn motorin të punojë në xhiro të larta dhe pastaj të frenoni përsëri. Automjeti juaj shpenzon më shumë kur ju lejoni që të ulet shpejtësia dhe pastaj shtypni pedalen e gazit që të arrini atë shpejtësi. Që të kurseni më shumë ju duhet që shpejtësinë ta mbani konstante. Provoni të ulni shpejtësinë kur ngjiteni përpjetë, ndërsa në tatëpjetë ta rrisni shpejtësinë.

– Ndërroni shpejtësitë kur është e nevojshme: Nëse udhëtoni shpejt me marsh të ulët kjo do të rrisë konsumin e karburantit të veturës. Por, edhe kur ecni në marsh të lartë para së të arrini shpejtësinë e duhur atëherë motori i veturës do të sforcohet dhe si rrjedhojë do të konsumojë më shumë karburant. Ju duhet ta ndieni se kur është e nevojshme të ndërroni shpejtësitë varësisht prej modelit të veturës dhe fuqisë së motorit, ky nuk është një problem tek automjetet automatike.

– Mos u rrini automjeteve mbrapa: Duke i qëndruar afër nga prapa një veturë para jush atëherë juve ju diktohet mënyra se si udhëtoni. Kjo e bën drejtimin e mjetit jo vetëm stresuese, por edhe rrit shumë konsumin e karburantit. Kur rrini prapa dikujt, ju nuk mbani veturën në marshin e duhur, frenoni dhe përshpejton veturën gjatë gjithë kohës pa qenë nevoja.

– Fikeni automjetin kur nuk jeni duke lëvizur: Shpesh trafiku është i tmerrshëm dhe shpesh na ndodh që të mos lëvizim fare për një kohë. Mbajtja e motorit aktiv shpenzon karburant pa nevojë. Çdo herë kur jeni ndalur fikeni motorin, edhe pse do ju duhet ta bëni disa herë, por në këtë mënyrë do të kurseni. Shumica e automjeteve të reja tani e kanë opsionin Stop/Start, i cili fik motorin sa herë ata nuk janë duke lëvizur.

– Respekto kufizimet e shpejtësisë: Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë ju mbani të ulëta rrotullimet e motorit duke shpenzuar shumë pak. Por kur ju rrisni shpejtësinë edhe pse kaloni më shpejt një pjesë të rrugës, ju sforconi shumë motorin dhe rrisni shumë shpenzimet. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: karburantkursimmakina
Pas

Mali i Zi, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi i gripit

Para

Moti i keq në vend, EC: Probleme në disa akse rrugore

Para
Reshjet e borës rrezik për aksidente, Bashkia e Pukës: “Nëse nuk ndërhyhet natën, nesër do të jetë vonë!”

Moti i keq në vend, EC: Probleme në disa akse rrugore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.