Arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë e ka konfirmuar edhe ministrja e drejtësisë në Kosovë,. Dhurata Hoxha.
Sipas saj, autoritetet e Prishtinës po punojnë për lirimin sa më të shppejtë të ish-kryeministrit Haradinaj.
“Është e vërtetë se është arrestuar lideri i AAK-së. Ne jemi duke i marr të gjitha masat që Haradinaj të lirohet sa më shpejt. Për këtë jemi duke punuar edhe me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat tona”, ka thënë Hoxha.
Sipas Hoxhës, ende nuk dihen arsyet e ndalimit të kreut të AAK-së.
“ Jemi duke punuar. Shumë shpejt do t’i marrim vesh edhe arsyet e këtij arrestimi”, ka shtuar ministrja Hoxha. (A.R/SHUPLAKA)