Ish kryeministri i Kosovës dhe një prej drejtuesve më të njohur të UÇK-së, u arrestua ditën e sotme në Francë për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Por lideri i AAK-së ishte edhe para 7 muajsh në Francë, ku ka ndjekur nga afër një prej ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian. Madje ai postonte edhe foto nga stadiumi duke bërë tifo për kuqezinjtë.
Haradinaj është ndalur edhe nga autoritetet sllovene në qershor të vitit 2015, por më pas u la i lirë.
Ai është gjykuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës me akuzën e krimeve të luftës, por në fund fitoi pafajësinë. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”570″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]