Avokati shqiptar, i njohur për qëndrimet e tij anti-Soros dhe pro-Trump, Altin Goxhaj hedh një hipotezë të re rreth arrestimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.
Sipas tij, gjithçka lidhet me ftesën e Haradinajt për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit të Donald Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve, raporton “Shuplaka”.
“Pse u arrestua Haradinaj? Sepse ishte i ftuar në ceremoninë e Trump në 20 Janar”, shkruan Goxhaj në Facebook.
Ndërsa kryetari i Partisë Atdheu, kKreshnik Osmani shkon edhe më tej.
Sipas tij, Haradinaj edhe mund të eleminohej fizikisht.
“Sapo e dëgjova lajmin, kisha bindje të palëkundur se Ramush Haradinaj është arrestuar me porosi për llogari të një pale të cilës nuk i dalin llogaritë në Kosovë dhe në rajon pas Janarit 2017. Z.Haradinaj ka qenë i ftuari i vetëm shqiptar zyrtarisht deri tani në inagurimin e Presidencës Trump. Ramushi duhet të falenderojë Zotin dhe Francën qëështë gjallë. Ky është vetëm një sinjal sepse ashtu funksionon politika. Mund edhe ta kishin eleminuar fizikisht. Loja është më e madhe nga ç’duket!”, shkruan Osmani në Facebook.
Ramush Haradinaj u ndalua nga policia e Francës në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, që daton prej vitit 2004.
Kreu i AAK-së kishte marrë ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump, i cili do tëmbahet më 20 janar. (A.R/SHUPLAKA)
Ftesa për Ramush Haradinajn: