Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e një dite më parë të Ramush Haradinaj. Ai e ka cilësuar veprimin e autoriteteve franceze si një absurditet.
Sipas tij është e pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë nuk janë fshirë ende nga kompjuterët e Bashkimit Europian.
“Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së”, ka shkruar Rama në “Twitter”.
Reagimi i tij vjen pas atyre të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, bërë ditën e sotme. (XH.A/SHUPLAKA)