Një skaf me 510 kilogramë marijuanë nga Shqipëria është sekuestruar së fundmi në Itali, si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.
Operacioni u zhvillua një ditë më parë, rreth orës 21:00 në Torre Veneri, provincë në Lecce. Policia italiane kreu sekuestrimin e një mjeti lundrues tip motoskaf, rreth 5.5 metra të gjatë.
Në brendësi të tij u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 510 kilogramë marijuanë. U vu në pranga skafisti shqiptar, i identifikuar si A. M. 29 vjeç. Mësohet se ai ka provuar të çajë rrjetën e policisë por ka dështuar.
Po vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave të përfshirë në këtë trafik droge. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”577″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]