Kryeministri Rama vetëm ditë e sotme ka reaguar në lidhje me arrestimin në Francë të Ramush Haradinajt. Dhe mesa duket kjo ka rënë jo pak në sy. Në një reagim të tijin deputeti Nard Ndoka, veç qëndrimit në mbështetje të Haradinajt, nuk ka lënë mangët as ironinë për Ramën.
”Mikut tim dhe luftëtarit trim të Kosovës, Rramush Haradinaj, dje i ka dalë një pengesë nga ato të cilat ai i kalon me mundin më të vogël. Fantazmat e kohës së Milloshevicit, ata që besojnë ende te Jugosllavia dhe pushtimi i Kosovës kanë riaktivizuar një fletë arresti për Rramushin, me akuza të cilat Gjykata e Hagës i ka rrëzuar më parë.
Rramushi nuk e ka problem një ditë më shumë në burg, ai ka kaluar shumë situata të ngjashme. Por, e përbashkëta e gjithë këtyre rasteve, është se Rramushi kur kthehet në Prishtinë, pritet si hero i vërtetë dhe si luftëtari i UCK-së që ishte gati të jepte edhe jetën për Kosovën.
Për ta mbyllur, një falënderim për zotin Edi (Rama), që iu deshën 15 orë për ti dalë gjumi dhe për të bërë një deklaratë pro Rramushit. Shpresoj që të mos ketë pasur frikë se presidenti francez Fransua Holande do të anulojë vizitën në mars në Tiranë, pas deklaratës së zotit Edi”, mbyll reagimin Ndoka. (E.K/SHUPLAKA)