Dëbora ka zbardhur qytetet veriore të Shqipërisë.
Por temperaturat e ulëta nuk janë problem për disa nga fëmijët të cilët mezi i presin flokët e parë të dëborës.
Dy djem të vegjël janë zhytur në dëborë në Has të Kukësit.
Të veshur me xhup, kapuçë, shall dhe dorashka, djemtë “notojnë” në dëborë teksa duken të gëzuar me fëmijërinë e tyre.
Më poshtë shikoni videon e postuar nga “JOQ”.