“Të arrestohet Sali Berisha dhe Ilir Meta”, këto ishin fjalët e avokatit të njohur Spartak Ngjela, të cilat mesa duket e kanë intriguar shumë Ylli Dylgjerin.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish- këshilltari i Fatos Nanos bën kërkesën shokuese që “Ngjelës duhet t’i vihen zinxhirë”.
Postimi i plotë:
“Thirrje Zyrës Operacionale
-Avokat Ngjelës duhet ti vini zinxhirë!
Po rrëshket çdo ditë Avokati, O Zyra e emergjencave!!! Koha shkon drejt zeros, e Taku shkon drejt minusit.
Sot rrëshkitja ishte e madhe:
Të arrestohet Sali Berisha e Ilir Meta me gjithë tabor- na thotë sot!!! E shikoni sa rëndë është? S’kam dëgjuar avokat profesionist që të kërkojë arrestime! Vetëm Taku kërkon pranga. Vdes për arrestime. E ka marre malli.
Ish kryetari i Kavajës Rroshi akuzohet për përdhunime në grup, Avokat Ngjela kërkon arrestime në grup!
E shikoni ç’thotë anglosaksoni mo? S’pyet saksoni për zyra e Vettingje. Po s’te arrestoi SPAKU, të arreston SPARTAKU!
Arrestime në tabor- thotë! Nuk njeh lloj tjetër arrestimi. I do arrestimet si në kohën e xhaxhit Enver, kur i futi Babë, bir e birë, e çkishte kjo rracë që i la nja 20 vite fakir.
Ndaj them, se Avokatit duhet ti vini zinxhir. Zinxhir jo për rrota.Taku tani do zinxhir për këmbët.
Taku prap po rrëshket.” (D.D/Shuplaka)