20:35 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

5-vjetori i vdekjes së prokurorit të dosjeve “të nxehta”, familjarët: E helmuan qëllimisht

18:00 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
5-vjetori i vdekjes së prokurorit të dosjeve “të nxehta”, familjarët: E helmuan qëllimisht

Prokurori, Xhevat Hana, duke folur gjate nje seance gjygjesore ne ngarkim te Arben Sefgjinit, i cili akuzohet per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Kjo seance u shty per shkak te mungeses se dy te pandehurve te tjere te kesaj ceshtjeje.

Ndarja nga jeta në 5 janar 2012 të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana u shoqërua me një pikëpyetje të madhe pasi vetë familjarët e tij ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e të afërmit të tyre mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm dhe jo për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme siç edhe u raportua zyrtarisht.

Në përvjetorin e 5-të të ndarjes së tij nga jeta, familjarët e Xhevat Hanës kanë folur për një media online ku kanë kërkuar nga shteti të zbardhë të vërtetën e vdekjes së tij.

“Lutemi të vihet drejtësia në vend. Pesë vite më parë u nda nga jeta padrejtësisht vëllai ynë Xhevat Hana, njeriu që gjithë jetën e vet ia përkushtoi drejtësisë dhe po për drejtësinë i morën jetën. Shpresojmë që një ditë drejtësia të vihet në vend”, kanë thënë familjarët.

Sipas fammiljarëve, vdekja e Prokurorit të Krimeve të Rënda nuk mund të ketë ardhur si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

I pari që publikisht shprehu dyshimin se Xhevat Hana mund të ishte vrarë ishte djali tij, Rezarti, i cili në një prononcim për mediat vetëm 3 orë përpara vdekjes së babait, hodhi dyshimet e para të familjes, se mos babait i është injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm për hir të procesit që po ndiqte, atë ndaj ish-funksionarëve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro­maqedonas, Remzi Hoxha.

Por në një tjetër prononcim për mediat edhe daja i tij, Ahmet Çollaku, pretendoi rreth një vit më parë se “nipi im u helmua nga mafia shqiptare. Nipi im kishte në sirtare disa proçese gjyqësore që detyrimisht do të kërkonin përplasje me shumë qeveritarë shqiptarë, apo edhe më tej. Sigurisht ata do të bënin (dhe bënë), ç’është e mundur të mos e kishin përballë. Prandaj e helmuan… Nuk dihet me çfarë diagnoze vdiq nipi im! Demokracia shqiptare, mafia shqiptare, nuk të vret me plumb por me helm”.

Para se të transferohej nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2007, i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës. Gjithashtu ai ka qenë edhe prokurori i dosjes së rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Remzi Hoxhës, çështje që ka implikuar direkt Shërbimin sekret të viteve ‘90, të drejtuar nga Bashkim Gazidede. Madje ishte po Hana që kërkoi ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Anglia.

Xhevat Hana kishte një karrierë të gjatë në drejtësi. Pr disa kohë ai ka qenë edhe këshilltar i presidentit Alfred Moisiu.

Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: dosjehelmimprokurorivdekje
Pas

Aksidenti në Laprakë, viktima është mbesa e shkrimtarit të njohur Kasem Trebeshina

Para

Gjashtë ekipe shqiptare në Turqi, zgjedhin Antalian për fazën përgatitore (FOTO)

Para
Gjashtë ekipe shqiptare në Turqi, zgjedhin Antalian për fazën përgatitore (FOTO)

Gjashtë ekipe shqiptare në Turqi, zgjedhin Antalian për fazën përgatitore (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.