Kaleb Ekuban nuk ka frikë. Sulmuesi i ardhur në verë te Partizani, ku po kalon dhe një formë të mirë përmes një fotoje të postuar në “Facebook” thotë “Nuk kam frikë”.
Ku nuk kanë edhe komentet nga tifozët dhe miqtë që e pyesin se ngase ka frikë, kur ai është më i miri?!
22-vjeçari duket i lumtur me fanellën e “të kuqve” ku shpesh herë e poston dhe në profilet e tij në rrejetet sociale.
Ekuban i është bashkuar ekipit ditën e sotme në stërvitjen e zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë nën drejtimin e trajnerit Starova. Ditën e nesërme 15-herë kampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Antalias në Turqi ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.