09:21 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paralajmërimi i frikshëm i analistit: Bandat kriminale do t’u lëshohen si lukuni zgjedhjeve të ardhshme

18:35 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i frikshëm i analistit: Bandat kriminale do t’u lëshohen si lukuni zgjedhjeve të ardhshme

Në një analizë për një të përditshme në vend, analisti dhe politikani Preç Zogaj shkruan se pretendimi se kryeministri Edi Rama ka bërë në tre vite qeverisje më shumë se sa është bërë në 25 vite, është diçka e turpshme.

“Të kërkosh ndjesë që ke bërë me shumë për tre vjet sesa kanë bërë të tjerët në njëzet vjet është komike, e pasinqertë. Unë nuk them se të gjitha përgjegjësitë dhe fajet për gjendjen i takojnë kësaj qeverie, po të mos ndiejë asnjë, kjo është qesharake. Pse i thotë vetes qeveri atëherë? Kjo e rrëzon në themel, si një hipokrizi, listën e ndjesave. Sepse kur flitet për çështje të pushtetit dhe qeverisjes në veprim, ndjesa është në vetë të parë, është për atë që ti mendon se ke bërë keq, ke bërë gabim apo nuk e ke bërë fare siç e ke premtuar. S’ka ndjesë jashtë vetes tënde”, shprehet Zogaj..

Më pas analisti flet edhe për lidhjet e qeverisë me botën e krimit dhe denoncimet që ka bërë opozita.

“Opozita ka denoncuar me emra dhe fakte lidhjet e krimit me qeverinë, ka denoncuar drejtues të policisë të lidhur me narkotrafikantë, sikurse ka denoncuar koncesionet korruptive në shëndetësi. Kjo nuk është baltë mbi uniformat blu apo bluzat e bardha. Kryeministrit në këtë rast thjesht kërkon t’i trajtojë punonjësit e shëndetësisë dhe policisë si mburoja njerëzore për akuzat që i drejtohen atij dhe ministrave të tij”, vijon analizën e tij Preç Zogaj.

Ai shkruan se aktualisht nuk ka asnjë bandit me emër të arrestuar dhe bosë të mëdhenj të drogës, teksa shton bandat që mbajnë nën terror qytete e krahin, ndërsa paralajmëron se këto grupe kriminale po përgatiten t’u lëshohen si lukuni zgjedhjeve të ardhshme.

“Bandat dhe banditët që mbajnë nën terror qytete e krahina, dhe që po përgatiten t’u lëshohen si lukuni zgjedhjeve të ardhshme reklamojnë bekimin e tij prej shefi dhe garanti. Në qytetin, lagjen apo fshatin ku banojnë qytetarët shqiptarë i njohin banditët lokalë dhe e dinë se kush i mbron e pse i mbron. Kjo do të ishte e vetmja ndjesë, e vetmja falje, e vetmja mea culpa reale e Edi Ramës”, shkruan ndër të tjera në analizën e tij Preç Zogaj. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: analizabandazgjedhjezogaj
Pas

Presidentit serb iu refuzua kërkesa për të vizituar Kosovën, çfarë ndodhi më pas me truprojat e tij në kufi

Para

Moti i keq në Tiranë, ja masat e bashkisë për përballimin e situatës

Para
Veliaj në konferencë urgjente, u drejtohet qytetarëve: Mbuloni kokën dhe duart

Moti i keq në Tiranë, ja masat e bashkisë për përballimin e situatës

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.