Dy shqiptarë në Britani janë zhdukur pa lënë gjurmë. Bëhet fjalë për dy 16-vjecarët Elton Nikolli dhe Han Oruci, të cilët kanë humbur gjurmët me shtëpinë pak pasi se të mbërrinin në Angli nga Shqipëria.
Sipas të dhënave të policisë britanike, dy adoleshentët rezultojnë të humbur që prej muajit nëntor të 2016-ës.
Policia ka zbuluar informacione, të cilat rritin shqetësimet për mirëqenien e dy të rinjve.
Mediat britanike shkruajnë se Eltoni u pa për herë të fundit në Havant më 11 nëntor, i veshur me xhinse të zeza dhe një bluzë të kuqe me kapuç, si dhe xhaketë lëkure gri.
Numrat e lënë në dispozicion janë: 44160426178 për Elton Nikollin si edhe numrin 44160420030 për Han Orucin. (D.D/shuplaka)