00:40 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet skandali, në poliklinika s’punon aparatura e skopisë

19:52 | 05/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet skandali, në poliklinika s’punon aparatura e skopisë

Gjatë paradites së sotme, ministri Ilir Beqaj këshilloi qytetarët të kontrollohen tek mjeku i mushkërive, kjo për shkak të gjendjes së përkeqësuar të gripit në vend.

Por emisioni investigativ “BOOM”, ka publikuar një tjetër skandal lidhur me dështimin e sistemit shëndetësor.

Sipas investigimit të kryer nga gazetarë të këtij emisioni, në qendrat shëndetësore dhe poliklinikat e Tiranës nuk funksionon pajisja e skopisë.

Bëhet fjalë për dy poliklinika në Tiranë dhe një në Paskuqan, ku nuk funksionojnë aparaturat e skopisë, që diagnostikojnë problemet në mushkëri.

Si pasojë, në këto poliklinika pacientët presin me orë të tëra për një kontroll me skopi.

Sipas investigimit të gazetarëve,  në poliklinikën qëndrore Nr.3 aparatura e skopisë kishte dy muaj e prishur, ndërsa poliklinika e specialiteteve numër 2 dhe ajo numër 4, sugjeruan marrjen e këtij shërbimi pranë Dispancerisë.

Biseda e rregjistruar:

Gazetarja në poliklinikën numër 2: Skopia ku bëhet?

Informacioni: Skopia tek Dispanceria, grafia bëhet tek ne.

Gazetarja: S’ka qenë bërë këtu skopia?

Informacioni: Është prishur aparati.

 Gazetarja në poliklinikën numër 3: Doktor si je? Skopinë e bëni?

 Mjeku: Po jo moj, është e prishur skopia.Ka dy muaj që nuk funksionon.

 Informacioni në poliklinikën numër 4: S’punon fare skopia këtu.

Gazetarja: Po ku të shkoj ta bëj?

Informacioni: Ma jep rekomandimin dhe ta vulosi pneumologia dhe do të shkoni tek Dispanceria.

Mungesa e funksionimit të aparaturave të skopisë në kohën kur numri i të prekurve nga gripi sa vjen e rritet, ka krijuar rradhë të gjata pranë Dispancerisë së mushkërive në Tiranë, ku njerëzit edhe pse të sëmurë presin me orë të tëra në rradhë për të bërë skopi.

Gazetarja: Për çfarë keni ardhur? Për skopi?

Qytetari: Po.

Gazetarja: Pse nuk e bëni skopinë tek poliklinika e lagjes?

Një ditë më parë emisioni “BOOM” faktoi në pikun e epidemisë gripale, mungesën e vaksinës nëpër qendra shëndetësore, ndërkohë që sot Poliklinikat e Specialiteteve nuk ofrojnë as mundësinë e kontrollit të mushkërive përmes një skopie, për shkak se ato rezultojnë jashtë shërbimit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: gripiPOLIKLINIKA
Pas

Kina kritikon Trump për përdorimin e Twitter-it: Nuk bëhet këtu diplomacia ndërkombëtare!

Para

BE jep alarmin: Shqipëria s’përballon dot emergjencat, ka korrupsion me fondet (PROGRES-RAPORTI)

Para
BE jep alarmin: Shqipëria s’përballon dot emergjencat, ka korrupsion me fondet (PROGRES-RAPORTI)

BE jep alarmin: Shqipëria s'përballon dot emergjencat, ka korrupsion me fondet (PROGRES-RAPORTI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.