Emisioni “Opinion” ia ka dedikuar puntatën e sotme përmbledhjes më interesante të emisioneve të vitit të shkuar, ky mes tyre spikat një ndodhi interesante, off-records, mes administratorit të UET, Henri Çili dhe pedagogut Mark Marku.
Ndërkohë, para se të niste emisioni, Çili ka thirrur gazetaren dhe kryeredaktoren e emisionit, Desada Metaj për t’i thënë se mes tij dhe Markut ka patur një konflikt.
Ai kërkon që debati me të të mos degjeneronte në sulme personale dhe pasi konsultohet me Metajn, shkon ta takojë vetë pedagogun e gazetarisë Mark Marku.
Tema për të cilën ishin ftuar Çili dhe Marku ishin protestat e maturantëve për pranimet në universitete. (A.R/SHUPLAKA)