Ministria e Financave ka nisur hetim për abuzimet në treg, pas hyrjes në fuqi të akcizës.
Ministri Arben Ahmetaj i dha urdhër sot Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të ushtrojnë kontroll në pikat e shitjes së gazit pas denoncimeve se çmimet janë rritur edhe për konsumatorët familjarë.
Këto dy organe duhet të marrin masa të menjëhershme për subjektet abuzuese në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve në zbatimin e ligjit dhe manipulimit me çmimin e tregtimit të gazit të lëngshëm në dëm të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.
Sipas Ministrisë së Financave, ndryshimi në ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, i cili hyri në fuqi në datën 1 Janar 2017 me Paketën e re Fiskale, nuk parashikon asnjë kosto shtesë për qytetarët dhe sipërmarrjen. (D.D/Shuplaka)