Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se në kuadër të luftimeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit në Siri, janë vrarë 20ushtarë të Al-Qaedas.
Gjatë kësaj jave, SHBA-të ndërmorën dy sulme ajrore në provincën Idlib. Mësohet se si pasojë e sulmit të parë i cili u zhvilluar më 1 janar ka humbur jetën 5 ushtarë të Al-Qaeda dhe nga sulmi i dytë më 3 janar, kanë humbur jetën 3 ushtarë dhe janë plagosur më shumë se 15 të tjerë.
Mediat lokale në Siri janë shprehur se sulmet kishin si organizatën e Fetah al-Sham, të njohur më parë si Al-Nusra dhe që SHBA-të e kishin cilësuar si një organizatë terroriste e lidhur me Al-Qaeda. (XH.A/SHUPLAKA)