Ish anëtari i grupit “West Side Family” dhe miku i familjes i të ndjerit Dr. Flori ka bërë një reagim të fortë nëpërmjet instagramit.
Ky reagim vjen menjëherë pas lajmit të publikuar sot për fshirjen e fotove nga instagrami i bashkëshortes së Dr.Florit. më parë ka reasguar edhe vetë Blerina dy hertë me rradhë duke sqaruar se fshirja e fotove nuk është bërë nga vetë ajo, po nga hakerat që I kishin marrë faqen.
Reagimi i tij nuk mund të ishte më i ashpër se kaq : “E DASHUR KARMA!!! Lejo e bëj që abuzuesit e shtrembëruesit e së vërtetës, ose të lajmit, ose trilluesit, ose çdo person që nuk i mendon asnjëherë ato që thotë e shkruan, ose që i mendon e që gjithsesi vepron, të mos shijojë e/i vetëm/e tmerret, lemerinë, lebetitjen, agoninë, të keqen, ligësinë e shumfishtë që DO T’U SERVIRËSH HERËT OSE SHUMË HERËT NË KËTË JETË, POR EDHE NË TJETRËN. BABAGJYSHI I VITEVE TË ZINJ” – shkruan Landi.
Pa përmendur foton që shoqëron këtë postim e cila është vërtet e frikshme. Landi ka qenë përherë një nga mbështetësit kryesor të familjes së dr.Florit pas ndarjes së tij nga jeta.