Rreth dyzet ditë pas vdekjes të së bijës, mësohet se ka ndërruar jetë babai i mjekes psikiatre Elida Cangonji, të njohur për shqiptarët edhe si aktore filmash.
Lajmin për vdekjen e Musa Cangonjit e ka bërë me dije familjari i tij, fotografi Feliks Bilani. “Të shtunën bëheshin të 40-tat e të bijës Elida Cangonjit, por nuk priti dot, nuk rrinte dot pa Lidën.”, shkruan ndër të tjera Bilani.
Mjekja dhe aktorja Elida Cangonji ndërroi jetë pak kohë më parë, si pasojë e sëmundjes të leucemisë acute, nga e cila vuante.
Ajo do të mbahet mend për rolet e saj në disa filma shqiptarë si: Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte”, etj.
Shkrimi i plotë i Feliks Bilanit
“Gjysherit na rrisin , na duan na perkedhelin, na qortojne ……….une kete gje nuk e kam provuar pasi gjysherit e mi me kane udhetuar shume shpejt kur une ende isha 4 vjec……..kohe me vone …..kur njoha bashkeshorten time, gjyshi i saj zevendesoi me shume dashuri ngrohtesine e gjysherve……rriti dhe vajzen time me dashuri ashtu si te gjithe gjysherit……pas nje semundje teper te rende dhe me shume perkudesje te miqve tane mjeke nuk mundi te vazhdoje dot me…..u nis ne nje udhetim tjeter ……iku ashtu i qete Musa Cangonji , ashtu sic une e kam njohur keto 23 vjet ……. Te shtunen beheshin te 40 e te bijes Elida Cangonjit, por nuk priti dot , nuk rrinte dot pa Liden ……”
(XH.A/SHUPLAKA)