Policia e Tiranës ka publikuar sot pamjet e momnetit kur në banesën e Arkimend Lushaj apo siç njihet ndryshe ”Stresit”, është sekuestruar arma me të cilë ai ka gjuajtur në ajër.
Më parë policia e Tiranës ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Arkimed Lushajn i cili njihet si Stresi. Ky i fundit ka filuar veten e vet duke qëlluar me shotgun prandaj dhe policia e ka shpallur si person në kërkim.
Ky veprim i 29-vjeçarit ka ardhur si pasojë e arrestimit të Ramush Haradinaj nga autoritetet fanceze pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Për këtë arrestim këngëtari ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet duke gjuajtur në ajër dhe kërkon lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës. Po kështu në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, 21-vjeçari me inciale E.L. Sipas Policisë ata kanë publikuar një video në rrjetet sociale ku kanë qëlluar më shogun në një ambient publik. Arkimed Lushaj është një emë shumë i njohur për policinë e shtetit. Policia e Tiranës ka sekuestruar një armë zjarri tip shotgun dhe një mjet tip “Audi”. “Stresi” dhe shoku i tij akuzohen për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”.
Po kështu polica po kryhen veprime administrative edhe për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj Sali Lushajt, 61 vjeçarit, babait të “Stresit”. “Liri për veteranët, Free, Ramush Haradianj, UÇK” , shkruante “Stresi” në mbishkrimin e videos.
Detaje:
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj S. L, 61 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia. Për këtë arsye, blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim Arkimed Lusha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë. Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
- Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”
- Një automjeti tip “Audi”. (E.K/SHUPLAKA)