Partizani dhe Skënderbeu më në fund e lanë mënjanë për disa orë rivalitetin e fushës së lojës dhe konkurresncën midis tyre. Të dyja skuadrat udhëtuan me të njëjtin aeroplan drejt Antalias, ku do të kryejnë fazën përgatitore të dimrit.
Në orët e para të mëngjesit të së sotëm të kuqtë ishin të parët që u paraqitën në aeroportin “Nënë Tereza”. Vetëm pak minuta më parë kur këta po kryenin kontrollin u shfaq edhe ekipi korçar.
Menjëherë Sulejman Starova dhe stafi i tij uruan për detyrën trajnerin e ri të Skënderbeut, Ilir Daja dhe ndihmësin Ardian Mema. Urimet vijuan edhe nga lojtarët e kuq fillimisht kapiteni Alban Hoxha e më pas Idriz Batha, Emiliano Vila dhe Xhevahir Sukaj, shkruan një portal online.
Akullin midis tyre në avion e ka thyer akullin Methju Bonifejs, i cili kaloi disa minuta me ish-shokët te Skënderbeu, mes përqafimeve dhe batutave. Situata u shtensionua nga Labinot Ibrahimi, i cili nuk nguroi të takonte miqtë e tij te korçarët, Liridon Latifin dhe Bajram Jashanicën. (J.V/Shuplaka)