Shaqir Tafa dhe Emanuele Ndoj janë përfshirë në listën e 100 talenteve të futbollit italian. E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” ka përfshirë dy lojtarët e lindur në itali bazuar në përformancën e tyre në ekipet që aktivizohen.
Qendërmbrojtësi i Palermos, Shaqir Tafa është grumbulluar nga Kombëtarja e 19-vjeçarve ndërsa tani 18-vjeçari është një kandidat i fortë për t’iu bashkuar “Shpresave”.
Ashtu siç dhe mesfushori tjetër, Emanuele Ndoj. 20-vjeçari u trasferua nga akademia e Romës te Breshia me të cilën ka luajtur17 deshje në Serinë B këtë sezon. Ndërkohq që ka bërë paraqitje pozitive me fanellën e Kombëtares U-17 dhe asaj U-19.