Pasi filmoi veten duke qëlluar me shotgun, reperi i njohur Arkimed Lushka u shpall në kërkim nga policia.
Nga arratia ai ka një mesazh prekës për të atin, por edhe një kërcënim për policinë. Në një shkrim të publikuar në instagram, reperi pranon se asnjë prind nuk dëshiron një fëmijë problematik si ai dhe i kërkon të atit të mos mërzitet.
Sakaq, ai e quan veten Robin Hood dhe i quan palaço policët e komisariatit Nr.4.
Postimi:
“Bab asnje prinder nuk do qe fmija i tij te jet problematik si une …. mirepo un zgjodha te jem sfidant ne kete jete dhe mos u merzit neve na mesove se cfare do te thote te jesh njeri i lire e demokratik por jo problematik.
Nuk ka per te ekzistu asnje rregjim qe mundet te na mposhte neve thjesht jan nje shtet hakmarres dhe gjak pirsa , njerez jo familjar dhe pushtetare perversa . Ju jeni palaço o Punonjes te rajonit nr 4 e kam per disa kokrra jo per te gjithe ata e dine me ke e kam pasi ta shohin kete status .
ju bej me dije qe jeni pa shkolle keni arritur aty nje zot e di se si sju vej faj qe i çoni çeshtjet personale sepse aq dituri keni , Me shijoj arratia deri sa te dale e verteta ne shesh dhe ate e ka ne dore drejtesia shqiptare dhe jo ju o palaco te policise se krimeve te rajonit nr 4 e theksoi se kam me te gjithe por dihet me ke . Ju pres me padurim . Me Rrespekt Robin Hood”