Dorëhiqet nga ”Korabi” Eduard Ilnica. Zëdhënësi i Shtypit të klubit thotë se e ka të pamundur të ushtrojë detyrën.
”Ndjej përgjegjësi morale, e kam të pamundur të ushtroj detyrën”, thekson Ilnica.
”Bëj me dije se, duke filluar nga sot, nuk jam pjesë e stafit të KF Korabi, në detyrën si zëdhënës shtypi pranë këtij klubi. Edhe pse nuk jam përgjegjës për ecurinë e ekipit në pjesën e parë të sezonit, dorëheqjen e jap sepse ndjej përgjegjësi morale. Duke parë konfuzionin që ka përfshirë klubin, e kam të pamundur të ushtroj detyrën time.
Gjithsesi, mbetem i Korabit, si një dashamirës, tifoz i zjarrtë dhe përkrahës në forma nga më të ndryshmet, por zyrtarisht nuk jam pjesë e strukturës së klubit me një detyrë konkrete. Shpresoj dhe uroj me gjithë zemër që Korabi të mbijetojë në Superiore dhe do të bëj tifo për ekipin. Ndoshta rrugët me Korabin do të kryqëzohen sërish për një bashkëpunim në të ardhmen. Falënderoj kolegët e mediave sportive dhe jo vetëm që më ndihmuan në punën time!
Forca Korabi, mund t’ia dalësh!
P.s Për të gjithë tifozët që më kanë shkruar privatisht, asnjëherë nuk kam menaxhuar dhe as do të menaxhoj profilin zyrtar në facebook të KF Korabi. Kam dhënë njoftime dhe informacione të nevojshme, por nuk isha, s’jam dhe nuk do të jem administrator i faqes.”, sqaron Ilnica. (V.G/SHUPLAKA)