Besart Berisha vazhdon shkëlqimin në kampionatin australian.
Sulmuesi kosovar ka shënuar në fitoren 0-2 të Melburn Biktori ndaj Adelaide Junajtid.
31-vjeçari kontriboi në golin e parë që realizoi Xhejms Troisi, i cili shënoi një super gol, për të vijuar më tej në minutën e 68′-të të takimit kur kosovari dyfishoi rezultatin.
Me këtë gol të shënuar, Berisha shkon në kuotën e 11 golave të realizuar këtë sezon.